Feraj flet për “anti-albinët”, statusi i shpërndahet edhe nga Hoxha

Aktuale

Feraj flet për “anti-albinët”, statusi i shpërndahet edhe nga Hoxha

Më: 19 mars 2023 Në ora: 11:14
Elvis Hoxha dhe Hysamedin Feraj

Hysamedin Feraj që mban pozitën e Këshilltarit të Kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje ka bërë një reagim ndaj qëndrimeve të analistëve në studiot televizive pas arritjes së marrëveshjes Kosovë -Serbi mbrëmë në Ohër.

Sipas Ferajt, ata që po thonë se Albini ia ofroi Vuçiqit Zajednicën janë “anti -albinë”.

Feraj në postimin e tij lë të kuptohet se s’ ka Zajednicë në aneks duke e përmendur mosnënshkrimin e marrëveshjes nga ana e Vuçiq.

“Përmbledhtas, anti-albinët po thonë:

Albini ia ofroi Vuçiqit Zajednicën, prandaj Vuçiqi nuk e nënshkroi marrëveshjen që i siguronte serbëve krijimin e Zajednicës në Kosovë!”, thuhet në postimin e Ferajt, që e ka shpërndarë anëtari tjeter i VV’së së Tiranës Elvis Hoxha.

Image
Postimi i Ferajt dhe Hoxhes
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat