Kurti: Do të ofrojmë kushte më të mira për studentët që mësojnë gjuhë të huaja

Aktuale

Kurti: Do të ofrojmë kushte më të mira për studentët që mësojnë gjuhë të huaja

Më: 20 mars 2023 Në ora: 10:58
Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka premtuar mbështetje për studentët që mësojnë gjuhë të huaja në Kosovë. Këtë sipas tij po bëhet për shkak se “duhet mësuar gjuhët e njëri-tjetrit”.

Gjatë vizitës që i ka bërë Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Elena Gjika”, në shënim të përvjetorit të mësimit në gjuhën turke, shefi i ekzekutivit ka thënë se do t’u ofrojnë mbështetje me materiale mësimore.

Ne planifikojmë që të organizojmë aktivitete për mësimin për komunitetet me materiale mësimore dhe të tjera të cilët paraqesin domosdoshmëri për mbështetje profesionale për shkollat ku ofrohen këto mundësi edhe në gjuhën shqipe.

Ne gjithashtu do të ofrojmë kushte më të lehta për studentët që mësojnë gjuhë të huaja, sepse duhet t’i mësojmë gjuhet e njëri-tjetrit”, u shpreh Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat