Sindikata e Gjykatës Themelore në Prishtinë kërkon nga MPB-ja korrigjimin e listave të pagave

Aktuale

Sindikata e Gjykatës Themelore në Prishtinë kërkon nga MPB-ja korrigjimin e listave të pagave

Më: 21 mars 2023 Në ora: 12:32
Foto ilustrim

Shoqata Sindikale e Administratës së Gjykatës Themelore në Prishtinë është ankuar në Ligjin për Pagat.

Përmes një njoftimi për media, kjo sindikatë ka kërkuar nga Ministria e Punëve të Brendshme t’i korrigjojë listat e pagave të muajit shkurt.

Sipas kësaj sindikate për pagat e marsit duhet zbatohet vendimi Këshillit Gjyqësor të Kosovës të datës 18.01.2023.

“Ministria e Punëve të Brendshme, si hartues i Ligjit për paga në sektorin publik t’i korrigjojë listat e pagave të muajit shkurt pasi shumë pozita të stafit të administratës së gjykatave dhe prokurorive kanë pësuar degradim në pozita për koeficienta dhe ulje page, dhe në pagat për muajin mars ta zbatojë vendimin e KGJK-së dt.18.01.2023 pasi është në diskrecion të KGJK-së që pozitat e gjithë të punësuarve t’i klasifikojë sipas vendeve të punës duke mos dalë nga korniza e koeficienteve të përcaktuar nga ana Qeverisë së Republikës respektivisht Ministrisë së Punëve të Brendshme”, është thënë në njoftimin e sindikatës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat