​Konjufca: Reformimi i sistemit zgjedhor, ndër prioritetet kryesore të kësaj legjislature

Aktuale

​Konjufca: Reformimi i sistemit zgjedhor, ndër prioritetet kryesore të kësaj legjislature

Më: 21 mars 2023 Në ora: 14:20
Foto nga takimi

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se një ndër prioritetet e kësaj legjislature është reformimi i sistemit zgjedhor.

Për këtë dhe punën e legjislativit, Konjufca ka biseduar me Shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport.

Kuvendi ka njoftuar se ambasadori Davenport është pritur në takim nga Konjufca.

“Në takim, ndër të tjera, u diskutua për punën e legjislativit dhe u shkëmbyen pikëpamje edhe në lidhje me procesin e reformës zgjedhore. Kryetari Konjufca, pasi e falënderoi ambasadorin Davenport për mbështetjen e deritashme të Kuvendit nga ana e Misionit të OSBE-së, theksoi se një ndër prioritetet kryesore të kësaj legjislature është reformimi i sistemit zgjedhor dhe shprehu përkushtimin për intensifikimin e bashkëpunimit të ndërsjellë”, thuhet në njoftimin e Kuvendit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat