Reagon kryeministri Kurti për Raportin e DASh-it: Do t’i marrim seriozisht kritikat e vërejtjet

Aktuale

Reagon kryeministri Kurti për Raportin e DASh-it: Do t’i marrim seriozisht kritikat e vërejtjet

Më: 21 mars 2023 Në ora: 14:24
Kryeministri, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pyetur për raportin e Departamentit amerikan të Shtetit, në të cilin nuk u thanë fjalë të mira për Qeverinë e Kosovës.

Kurti ka thënë qeveria e tij po bën maskimumin dhe se Kosova gjatë dy viteve ka shënuar përparime të mëdha.

Ai po ashtu u shpreh se ende nuk janë aty ku duan.

Ne bëjmë maksimumin e mundshëm pra nuk i kursejmë as vullnetin, as përpjekjet as dijen që kemi. Gjatë këtyre dy viteve Kosova ka shënuar përparime të mëdha. A jemi aty ku duam, ende jo.” – ka thënë Kurti.

Më tej, Kurti ka thënë se kritikat do t’i marrin me seriozitet dhe se do t’i trajtojnë me përpikëri.

Mirëpo të gjitha ministritë tash teksa shënojmë këtë javë, dy vjetorin në qeverisje, e bëjmë më të mirën e mundshme. Edhe vërejtjet, kritikat të cilat na jepen do t’i marrim me shumë seriozitet e do ti trajtojmë me përpikëri.” – ka thënë ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat