Krimet ekonomike në aksion – arrestohet një postier në Prishtinë

Aktuale

Krimet ekonomike në aksion – arrestohet një postier në Prishtinë

Më: 21 mars 2023 Në ora: 19:07
Policia e Kosovës

Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë sot kanë arrestuar një postier, i cili gjatë orarit të punës, dyshohet se në mënyrë të kundërligjshme kishte larguar një zarf nga zyra e postës.

Sipas njoftimit, “bazuar në informatat e pranuara dyshohet se në zarf kanë qenë disa fotografi të ndjeshme”.

Po ashtu, në cilësinë e dëshmitarit është intervistuar edhe një person tjetër mbi këtë rast.

“Mbi bazën e dyshimeve Njësiti Rajonal për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë, ka arritur të identifikoj të dyshuarin dhe në konsultim me Kryeprokurorin e PTH në Prishtinë, i dyshuari është shoqëruar në polici për intervistë në cilësinë e të dyshuarit, përderisa në cilësinë e dëshmitarit është intervistuar edhe një person tjetër”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Kësisoj, i dyshuari që ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” është M.R.

“Në konsultim dhe koordinim me Prokurorin Kujdestar nga PTH në Prishtinë, është lëshuar Vendim mbi ndalimin e të dyshuarit dhe i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme”, përfundon njoftimi i PK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat