Gjinovci: Disa kolegje private japin diploma pa kurrfarë cilësie

Aktuale

Gjinovci: Disa kolegje private japin diploma pa kurrfarë cilësie

Më: 21 mars 2023 Në ora: 21:21
Rron Gjinovci

Rron Gjinovci nga ORCA ka thënë se Agjencia e Akredimit ndikim të jashtëm ka kolegjet private.

“Kolegjet private që e kanë shkatrruar cilësinë e arsimit në Kosovë, përmes shndërrimit të tyre në diplomore që japin diploma pa kurrfarë cilësie, shumica e tyre, jo të gjitha, dhe jo në të gjitha programet, janë ato që e kanë bërë këtë ndikim të jashtëzakonshëm tërë kohës”, ka thënë Gjinovci.

Gjinovci ka thënë se kolegjet private kanë kërkuar që t’i përmbysen vendimet e Komisionit të Ankesave, i cili emërohet nga ministri.

Alban Zeneli, profesor në Departamentin e Gazetarisë, ka thënë se arsimin e lartë në Kosovë e kanë dëmtuar vendimet arbitrare pa asnjë strategji që sipas tij, i ka marrë secili ministër i arsimit deri më sot.

Zeneli ka thënë se arsimit të lartë i nevojitet një ligj i mirë.

“Problemi qendron tek statusi I Agjencisë së Akreditimi dhe nëse kjo çështje zgjidhet, unë mednoj që e zgjidh një problem më afatgjatë”, ka thënë profesori në Departamentin e Gazetarinë, Alban Zeneli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat