Agjencitë e lajmeve që janë anëtare të Asociacionit të Agjencive Ballkanike të Lajmeve – Evropa Juglindore (ABNA-SE) kanë nënshkruar në Selanik një deklaratë, sipas së cilës, do të angazhohen për të luftuar lajmet e rreme, raporton KosovaPress.
Kjo marrëveshje është nënshkruar së fundmi, në përfundim të një konference për rolin e lajmit në realitetin e ri ballkanik, e cila është organizuar nga Agjencia e greke e lajmeve, ANA-MPA dhe e cila është mbajtur në kuadër të konferencës vjetore të Asambles së ABNA-SE.
Kështu, anëtarët e ABNA-SE kanë vendosur të intensifikojnë bashkëpunimin e tyre në luftën kundër fenomenit të “fake news” për të dhënë informacion më të plotë dhe objektiv. Luftimi i lajmeve të rreme do të bëhet në çfarëdo formati që mund të shfaqet, qoftë tekst, foto apo video.
Nikoqir i kësaj Asambleje është Agjencia greke e lajmeve, ANA MPA, e cila ka marrë presidencën në vitin e kaluar në Sofje të Bullgarisë nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress.
Asableja është duke i vazhduar punimet edhe sot.
Antarë të ABNA-SE janë: KosovaPress (Kosovë), ATSH (Shqipëri), Agerpress (Rumani ), BTA (Bullgari ), CNA (Qipro), FENA (Bosnje dhe Hercegovinë), HINA (Kroaci), MINA (Mal i Zi ) dhe Anadolu Agency (Turqi).