Nexhmedin Spahiu: Nuk është Albin Kurti i korruptuar, por ministrat Aliu, Vitia, Çeku e Hajdari

Aktuale

Nexhmedin Spahiu: Nuk është Albin Kurti i korruptuar, por ministrat Aliu, Vitia, Çeku e Hajdari

Më: 22 mars 2023 Në ora: 17:24
Nexhmedin Spahiu

Analisti i njohur, Nexhmedin Spahiu po konsideron se kryeministri Albin Kurti nuk është i korruptuar, por disa prej ministrave të tij po.

Ai ka numëruar edhe ministritë që sipas tij, janë të korruptuara.

“Të korruptuara janë Ministria e Infrastrukturës, Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Kulturës dhe Ministria e Tregtisë.” – ka thënë ai.

Vlen të theksohet se ministër i Infrastrukturës është Liburn Aliu, ministër i Shëndetësisë është Arben Vitia, ministër i Kulturës, Hajrulla Çeku dhe minister e Tregtisë është Rozeta Hajdari.

“Po e përsëris, nuk ështe Albin Kurti i korruptuar si kryeministër, por një pjesë e ministrave të tij janë të korruptuar edhe kjo është një gjë e ditur tashmë. Vlerësimi i departamentit është i saktë. Ministria e Infrastrukturës, Shëndetësisë, Kulturës ,Tregtisë dhe industrisë. Ka ndikuar korrupsioni. Domethënë vet fakti që ka ministra të korruptuar domethënë ka këtë titull në raportin e departamentit.” citohet të ketë thënë ai tutje.

Ndërkaq, Spahiu duket se ka folur edhe për ambasadorin Martin Berishaj.

“Nuk e di sa mundet me qenë një ambasador i korruptuar, ne nuk kemi asnjë fakt në punën e tij si ambasador. Akuzat që janë drejtë ti kanë të bëjnë me kohën kur ai nuk ka qenë ambasador.” ka thënë ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat