Kryeziu: Në marrëveshje nuk ka Zajednicë, kemi arritur tek një term që quhet “vetëmenaxhim”

Aktuale

Kryeziu: Në marrëveshje nuk ka Zajednicë, kemi arritur tek një term që quhet “vetëmenaxhim”

Më: 22 mars 2023 Në ora: 21:17
Arbresha Kryeziu

Arbresha Kryeziu nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje ka deklaruar se në marrëveshjen e 18 marsit të arritur në Ohër të Maqedonisë,  nuk bëhet fjalë për “Zajednicë” por për vetmenaxhim.

Kryeziu ka deklaruar se është arritur që të zhbëhet ideja e një Asociacioni dhe të krijohet ideja e “vetëmenaxhimit”.

“Nuk ka Zajednicë dhe është tepër shumë e rëndësishme edhe një fakt tjetër që kemi arrit që ta zhbëjmë në vete atë idenë e Asociacionit ose Zajednicës që në fakt ka qenë qëllimi kryesor I Serbisë që prej 2013-tës e tutje. Dhe kemi mbërri tek një term që po quhet  “vetëmenaxhim”. Dhe që po ashtu me propozim të Kryeministrit Kurti është arritur dakordimi që kurdo që të fillojnë diskutimet mbi ndërtimin e kësaj instatnce të re që po quhet ‘vetmenaxhim” të ketë përballë tre shtylla të rëndësishme”, ka deklaruar ajo gjersa ka theksuar se elementet përbëjnë vendimin e Gjykatës  Kushtetuese të vitit 2015, të jetë në përputhje me qëndrimin e Brukselit zyrtar dhe qëndrimin e SHBA-së në janar të këtij viti.

Krahas kësaj, deputetja Kryeziu ka deklaruar se me marrëveshjen e Ohrit, Kosovës i janë hapur dyert në mekanizmat ndërkombëtar dhe drejt rrugës së njohjes De-Facto.

“Nga marrëveshja e fundit e 18 marsit, gjithmonë duke u paraprirë nga ajo e 28 shkurtit. Janë dy elemente shumë të rëndësishme të cilat i shohim që kanë dalë në pah dhe që rrjedhin pikërisht nga këto dy takime shumë të rëndësishme. Pra, që është e para njohja De Facto të cilën e kuptojmë përmes katër neneve të para dhe tjetra që Kosovës i janë hapur mundësitë  për të ecur  përpara dhe nuk vazhdon të mbetet e izoluar në aspektin e integrimit dhe antarësimit nëpër organizata e mekanzima të shumtë ndërkombëtare e që mendoj që është një hap tjetër i rëndësishëm e që po mendoj se ka qenë arsyeja pse një plan i tillë ka qenë i pranueshëm për Qeverinë Kurti kur ka nis pra që prej 18 gushtit kur fillimisht është prezantuar korniza e përgjithshme e planit e mandej drafti i parë që u dorëzua me 9 shtator  dhe me 6 dhjetor drafti i dytë dhe tek më pastaj janë dorëzuar komentet nga kryeministri Kurti diku në  fund të janarit”, ka deklaruar ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat