Deputetët e LVV-së shpjegojnë dallimet mes Asociacionit dhe Vetëmenaxhimit

Aktuale

Deputetët e LVV-së shpjegojnë dallimet mes Asociacionit dhe Vetëmenaxhimit

Më: 22 mars 2023 Në ora: 21:22
Ilustrim

Deputeti nga radhët e Lëvizjes së Vetëvendosjes (LVV), Arbër Rexhaj, ka deklaruar se marrëveshjet e kaluara me Serbinë do të zbatohen në nivel të vetëmenaxhimit. Ndërsa, për deklaratën e kryeministrit Albin Kurti që ka pranuar se në marrëveshjen e Ohrit ka edhe Asociacion.

“Në marrëveshje ka Asociacion. Neni 10 e thotë se të dy palët duhet të zbatojnë marrëveshjet e kaluara që janë të obligueshme. Pra janë 39 marrëveshje që ngelen valide dhe të obligueshme”, ka deklaruar Kurti.

Por, Rexhaj ka thënë se deklarata e tij është një lloj konkuldimi që ka Asociacion brenda realisht obligimeve ndërkombëtare.

Por, analisti Imer Mushkolaj ka thënë se kjo është një përpjekje e dëshpëruar, pasi kryeministri thotë që ka Asociacion “ju po mundoheni me e than të kundërtën”.

Rexhaj i VV-së ka thënë se në marrëveshjen bazë të Ohrit e cila është publike por jo e nënshkruar, realisht është që të ketë një lloj tërheqje nga konteksti Asociacion ose Zajednicë, ne këtë që e tha Kurti është sepse e ka bërë një propozim për vetëmenaxhim.

“Në aspektin semantik i bie që nuk është Asociacion që është bashkësi e komunave që mund të kenë kompetenca ekzekutive ose jo, dhe në anën tjetër kemi në kuptimin e vetëqeverisje. Kemi deklaratat e ndërmjetësve të dialogut të BE-së, të cilët thonë që ne nuk po kërkojnë nga Kosova që të ketë një Asociacion me kompetenca ekzekutive”, ka deklaruar ai.

“Vetëmenaxhimi nuk nënkupton Asociacion ose bashkim të komunave me kompetenca publike dhe me ndarje entike”, ka thënë tutje ai.

Kryeziu ka thënë se do te jetë ofrim i shërbimeve, por Mushkolaj ka thënë se komunat i kanë edhe tash shërbimet çfarë do të jetë më shumë tani nëse nuk është bashkim e që sipas tij, i bie që bëhet fjalë për autonomi.

Mushkolaj ka deklaruar se thelbi i kësaj është autonomia që kanë me e pas komuniteti serb në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat