Avdullah Hoti i quajti “mashtrues”, reagon deputeti Rexhaj

Aktuale

Avdullah Hoti i quajti “mashtrues”, reagon deputeti Rexhaj

Më: 22 mars 2023 Në ora: 21:50
Arbër Rexha

Si e patolerueshme është cilësuar deklarata e deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti nga ana e deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexha.

Këtij të fundit iu tregua reagimi i deputetit Hoti,

“A paska Asociacion?! Mashtruesit. Të pabesët.”, ka shkruar Hoti.

E nga ana e Rexhajt,  një gjë e tillë është e patolerueshme dhe pa kredibilitet moral.

“Kur po mundohen këta të opozitës të cilët e kanë sjellur  deri këtu Kosovën që ne kur hymë në  dialog të mos hyjmë zero me zero e të hyjmë minus njëqind, janë këta. E këta neve me na quajt të pabesë është e patolerueshme, nuk mendoj që kredibilet ose asnjë kredibilitet moral”, ka deklaruar ai gjersa ka theksuar se ishte Hoti dhe subjekti i tij që kanë sjellur Republikën e Kosovës në gjendjen aktuale të saj.

Kryeministri Kurti, e pranoi që në marrëveshjen me Serbinë ka Asociacionin, ai e përmendi nenin 10 ku sipas tij flitet për këtë gjë.

“Ka Asociacion, neni 10 thotë që dy palët e konfirmojë  obligimet e tyre për të zbatuar marrëveshjet e kaluara, që mbeten të obligueshme. 39 marrëveshje janë, për më shumë se 4 vjet janë 39 marrëveshje”, ka thënë ai.

I pyetur se çfarë nuk i pëlqen te plani evropian, Kurti tha se mund ta ketë problem faktin që shumë gjëra nuk janë përfshirë, por që në parim nuk ka ndonjë gjë substanciale që do ta bënte propozimin e papranueshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat