Kimete Berisha “gozhdon” Albin Kurtin: Po e humb shansin të bëhesh hero, veç “zadrugat” t’kanë mbet m’i çelë

Aktuale

Kimete Berisha “gozhdon” Albin Kurtin: Po e humb shansin të bëhesh hero, veç “zadrugat” t’kanë mbet m’i çelë

Nga: A.Zh Më: 22 mars 2023 Në ora: 22:53
Kimete Berisha, Albin Kurti

Opinionistja Kimete Berisha, i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti, duke thënë se ai nuk e ndryshon të vërtetën për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, edhe nëse ia ndërron emrin.

Ajo ka thënë se Kurti po e humb shansin për t’u bërë hero, duke refuzuar formimin e Asociacionit.

Sipas saj, “veç një njeri i pamoralshëm i pranon dhe i zbaton gabimet e të tjerëve”, përcjell Bota sot.

Berisha në fund ka ironizuar me kryeministrin, duke thënë se atij “veç zadrugat i kanë mbet m'i çelë”.

Reagimi i plotë i Berishës në Facebook:

Albin Zadrugari!

Vetëmenaxhim (self-menagment) në serbisht do të thotë - samouprava.

Samouprava është vetëqeverisje (self-government).

Është terminologji komuniste kjo.

Besa terminologij e Kraljevinës serbe, e Svetozar Markoviçit e Nikola Pašiçit.

Vetë-menaxhimi i serbëve është pavarësi e serbëve të Kosovës nga Kosova.

Është Autonomi.

Se çka tjetër po lyp Serbia, përveç - vetë-menaxhim të serbëve të grumbulluar në Zajednicë.

Nuk e ndryshon të vërtetën nëse ia ndërron emrin.

Quaje ti si të duash, fjala është për Autonominë e serbëve.

E kaluara jonë ishte robëria.

UÇK nuk e fajësonte 1912-shin, ndarjen e shqiptarëve dhe mbetjen e Kosovës në robëri.

UÇK nuk tha 'valla, ne nuk kemi çfarë të bëjmë se Kongresi i Berlinit (me disa ish shqiptarët) kanë vendosur të mbesim të pushtuar.

Kush po të ndalon ta refuzosh Zajednicën që tash me eufemizëm po e quan 'Vetëmenaxhim'!

Refuzoje!

Pse po e humb shansin të bëhesh hero!

Lëre ti çfarë kanë 'gabuar' të tjerët.

Veç një njeri i pamoralshëm i pranon dhe i zbaton gabimet e të tjerëve.

Kur e kanë pranuar Asociacionin - Ata kanë kujtuar se nuk kanë gabuar, prandaj s'janë fajtorë.

Ti, anipse e di mirë që ata kanë gabuar kur e kanë pranuar Asociacionin - me vullnet e me sevda po i jetëson gabimet e tyre - prandaj përveç fajtor, je edhe..mos pyet!

P.S. Veç Zadrugat t'kanë mbet m'i çelë!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat