Kurti e futi në “listë të zezë”, Hasan Preteni kërkon arsyen: Ndoshta s’i pëlqeva në takimin në zyre

Aktuale

Kurti e futi në “listë të zezë”, Hasan Preteni kërkon arsyen: Ndoshta s’i pëlqeva në takimin në zyre

Më: 22 mars 2023 Në ora: 23:34
Hasan Preteni

Ish-drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit, Hasan Preteni thotë se është kureshtarë të dijë arsyen pse është në listën e zezë të kryeministrit Kurti.

Preteni përmes një shkrimi në “Facebook” thotë se, Kurti e eleminoi nga lista për Bordin e NP Bifurkacionit, ndërsa ai theksoi se, në konkurrencën e 23 kandidatëve për drejtor në bordin e NP Infrakos, u rëndit në vendin e dytë.

Preteni thotë se, kryeministri Kurti vendosi që kandidatin që ishte i rënditur në vendin e gjashtë, ta emëronte kryesuese të bordit, teksa theksoi se për të nuk kishte vend.

Preteni kërkoi nga kryeministri arsyen e kësaj.

Shkrimi i plotë pa ndërhyrje:

Jam shumë kurreshtar të kuptoj, pse jam në listën e zezë të kryeministrit Kurti. Më eliminoi nga lista për Bordin e NP Bifurkacioni, madje në atë listë kam qenë i pari (vlerësim i komisionit të caktuar nga vet KM). Ndoshta si pëlqeva kur më thirri për takim në zyrën e tij ( muaj Gusht, ditë e shtunë). Tani në konkurrencën e 23 kandidatëve për Drejtor në Bordin e NP Infrakos, në mesin e 6-te më të vlerësuarit unë u rendita i dyti, kryeministri vendosi që kandidati i renditur në vendin e 6-të emërohet Kryesuese e Bordit kurse për mua nuk pati fare vend në Bord! Cila është arsyeja zotni Kryeministër?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat