Lista Serbe i reagon Albin Kurtit: Ja arsyeja pse nuk po marrim pjesë në zgjedhje

Aktuale

Lista Serbe i reagon Albin Kurtit: Ja arsyeja pse nuk po marrim pjesë në zgjedhje

Më: 23 mars 2023 Në ora: 17:25
Lista Serbe

“Lista Serbe” që drejtohet nga Goran Rakiq ka reaguar ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti sa i përket qëndrimit të këtij të fundit për refuzimin e “Srpskas” për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale në katër komunat veriore.

Në një komunikatë për media, “Lista Serbe” thotë se lëvizjet e tyre të fundit janë bërë si rezultat i “mosbesimit që serbët e ndjejnë ndaj Kurtit”.

Gjithashtu partia që drejton Goran Rakiq thotë se akuzat e Kurtit se Beogradi zyrtar po përzihet në punët e brendshme të Kosovës s’ka bazë.

Përveç tjerash thonë se vendimi i tyre për të mos marrë pjesë në zgjedhje është si rezultat “i dhunës së vazhdueshme insititucionale të ushtruar ndaj serbëve nga regjimi i Albin Kurtit”.

Gjithashtu thonë se vendimi i tyre  ka ardhur edhe si rezultat i mospërmbushjes së kushteve të cilat u treguan në momentin kur serbët kishin vendosur të lëshonin insitutucionet e Republikës së Kosovës e që janë krijimi i Asocicacionit dhe largimi i të gjitha forcave speciale nga veriu i Republikës së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat