‘O Edi Rama o hajdut, Albanian mafia’ – shqiptari nuk e mirëpret Ramën në Londër

Aktuale

‘O Edi Rama o hajdut, Albanian mafia’ – shqiptari nuk e mirëpret Ramën në Londër

Më: 24 mars 2023 Në ora: 13:48
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ndodhet në një vizitë zyrtare në Britaninë e Madhe prej disa ditësh.

Përpara se të takohej me kryeministrin britanik Rishi Sunak është përballur me një incident.

“Duhet të të vijë turp nga vetja. Krimineli shqiptar”, ka thënë një qytetar që po priste.

Rama u takua me Rishi Sunak të enjten. Konkluzioni i takimit ishte se të burgosurit shqiptarë që vuajnë dënimin në burgjet e Britanisë së Madhe do të kthehen në atdhe.

Të dy ranë dakort për të çuar përpara prioritetin e përbashkët për eliminimin e emigrimit të paligjshëm dhe ndëshkimin e bandave kriminale të trafikimit të njerëzve.

Ata diskutuan rritjen e bashkëpunimit operacional, duke përfshirë komunikimet e përbashkëta të nivelit të lartë për të frenuar udhëtimin e njerëzve dhe marrëveshje të mëtejshme për shkëmbimin e të dhënave dhe pasaportat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat