PDK e çoi në Kushtetuese, Haxhiu: Venecia konfirmoi që kemi adresuar të gjitha komentet për Byronë

Aktuale

PDK e çoi në Kushtetuese, Haxhiu: Venecia konfirmoi që kemi adresuar të gjitha komentet për Byronë

Më: 24 mars 2023 Në ora: 17:57
Albulena Haxhiu

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka shkruar sot se Komisioni i Venecias ka bërë edhe një opinion tjetër sa i përket Ligjit për Byronë e Konfiskimit të Pasurisë së Pajustifikueshme.

Sipas ministres, në këtë opinion të Venecias konfirmohet që Kosova ka adresuar të gjitha opinionet e Vencias.

Sipas saj Komisioni ka “krijuar garanci për pavarësinë e Byrosë dhe avancimin në mbrojtjen e të drejtave të njeriut”

Ministrja Haxhiu tutje ka shkruar se Qeveria e Kosovës është e përkushtuar në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat