Lul Raka thotë se u largua nga mediat për shkak të shëndetit mendor

Aktuale

Lul Raka thotë se u largua nga mediat për shkak të shëndetit mendor

Më: 25 mars 2023 Në ora: 10:28
Lul Raka

U bë i njohur për publikun në mars të vitit 2020. Fraza e tij më e famshme në atë kohë ka qenë “dy javët e ardhshme janë shumë kritike”.

Në emisionin TOK 16, ishte i ftuar mikrobiologu Lul Raka ku folën për periudhën e Covid-19 dhe përtej.

Raka, tash e sa kohë nuk del më në media as në rrjete sociale. Por, cila është arsyeja.

“Jam zhdukur në gusht 2021. Vendosa të tërhiqem prej mediave. Profilin në rrjete sociale e pata mbajt nja 3 muaj më duket, mandej e kam mbyll edhe rjetet sociale. Shumë arsye ka pasur. Erdh një kohë kur popullata i dinte masat kryesore, edhe për vaksinën. Mirëpo duket se u lodhëm edhe unë edhe mediat. E pash që disa media kishin pretendime me i nxerrë disa lajme pak më bombastike... mandej filluan me mu gjujt edhe disa ish studenta të mi, kolegët... Kjo ka qenë arsyeja që vendosa të tërhiqem, me rujt edhe shëndetin mental timin. Pandemia ndikon në çdo njeri”, tha ai.

Raka thotë se nëse kthehemi tri vite mbrapa e shohim çfarë situate ka ndodhur në Kosovë e në botë.

“Çdo gjë e panjohur krijon shumë probleme, krijon frikë. Është shumë e natyrshme”.

Mikrobiologu tha se fillimi i komuikimit me njerëz ka qenë shumë i vështirë.

“Në fillim e pash, në fillim ka qenë e papranueshme. Çka kanë njerëzit që më shajnë e më kërcënojnë. Kanë ndikuar vetëm në dy ditët e para”, theksoi Raka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat