Vazhdojnë pakënaqësitë e policëve| Zeqiri: Padrejtësi, ka pas ngritje page për 35 centë

Aktuale

Vazhdojnë pakënaqësitë e policëve| Zeqiri: Padrejtësi, ka pas ngritje page për 35 centë

Më: 27 mars 2023 Në ora: 09:48
Ilustrim

Pavarësisht se në muajin e kaluar një numër i konsiderueshëm i punëtorëve të sektorit publik morën pagat me rritje, pakënaqësitë lidhur me Ligjin e Pagave po vazhdojnë ende.

Njëri ndër grupet më të pakënaqura lidhur me Ligjin e Pagave, mbetët Policia e Kosovës, ku sipas kryetari të Sindikatës së Policisë, Imer Zeqiri, janë bërë shumë padrejtësi ndaj zyrtarëve policor.

“Në realitet neve edhe para se të marrim pagat e muajit shkurt kemi bërë kërkesë tek Avokati i Popullit. I kemi parë ato defektet, padrejtësitë që janë bërë Ligj ku janë dëmtuar policët apo zyrtarët e Policisë, stafi civil. Por me ekzekutimin e pagës së muajit shkurt, janë vërejt defektet ku pakënaqësitë pjesëtarëve të policisë kanë qenë shumë të madhe. Tek të dy kategoritë, tek pjesa e uniformuar dhe stafi civil. Tek pjesa e uniformuar s’u është paguar rrezikshmëria, ndërsa tek stafi civil kemi pasur zbritje page.”, ka thënë Zeqiri.

Tutje, ai ka treguar edhe se një numri të madhe të pjesës të stafit civil të Policisë u është zbritur paga ndërsa ata që kanë pasur ngritje, kanë pasur për 0.35 cent.

“Numerikisht numërojmë 910 pjesë e stafit civil, prej tyre 603 kanë pasur zbritje page, ndërsa ngritje të lehtë kanë pasur pjesa tjetër prej 0.35 cent, pra s’kemi pasur ngritje të pagave. Ulje të pagave ka edhe kadeti policor, praktikantët dhe nga grada major e lartë. Kjo është zbritje e konsiderueshme duke filluar nga 200-500.”, ka thënë ai.

Tutje, ai ka bërë të ditur se kanë dorëzuar kërkesat e tyre tek Ministria e Financave dhe Punëve të Brendshme, në rast se nuk merren parasysh do të veprojnë me veprime sindikale derisa kërkesat e tyre të merren parasysh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat