Kllokoqi rrëfen rastin kur babë e bir ishin në anë të ndryshme në luftë: Djali më tha me dëshirë do ta vras babën

Aktuale

Kllokoqi rrëfen rastin kur babë e bir ishin në anë të ndryshme në luftë: Djali më tha me dëshirë do ta vras babën

Më: 28 mars 2023 Në ora: 14:04
Sylejman Kllokoqi

Fotoreporteri Sylejman Kllokoqi, i cili ka raportuar nga lufta në Bosnje e Hercegovinë, ka treguar një rast interesant kur babë e bir ishin në anë të ndryshme, njëri në anën e serbëve e tjetri të boshnjakëve.

Kllokoqi kishte arritur të intervistonte të birin, i cili i kishte thënë se “me dëshirë do ta vriste babain, veç po e priste ditën”.

“Kam pasë tregime shumë të forta, se atje në film dokumentar më ka mbet në gjysmë pa e kry, ka qenë se atje familjet janë shumë të përzime me serbë, boshnjakë, kroatë dhe e fillova një tregim ku djali lufton kundër babës në të njëjtën vijë të frontit. Pse, sepse ishte serb baba, ishte si udhëheqës i një ekipi të tankeve e gruaja e tina muslimane me një djalë. E gruja ka mbet me djalë në Sarajevë, burri ka shku te serbët. Tash djali ishte me njësitin e anti-tankeve dhe ishte në të njëjtën vijë të frontit, edhe unë bëjsha intervistë me djalin. I thashë çka në anën tjetër kur ta sheh babën? Më tha, me dëshirë do ta vras, veç po e pres atë ditë me vra. E mora intervistën e djalit komplet por nuk arrita të babës. E angazhova tjetërkënd me bo por nuk pranoj dhe mbeti filmi në gjysmë”, ka rrëyer Kllokoqi.

Në shumë raste ai thotë se për ‘fijen e flokut’ kishte shpëtuar nga vdekja.

“Shumë herë kam qenë 100 % që do të vdes por kam shpëtu. Prapë gjallë. Kam pas me shku me një takim, nuk shkova, jam vonu pesë minuta dhe pesë minuta me pas mbërri ma herët ose saktë me pas mbërri une kisha qenë i vdekun. Kësi raste kam pasë x raste në jetë. Më ka shpëtu Zoti, është një fuqi shumë e fortë e natyrës që më ka shpëtu”, ka deklaruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat