Albin Kurti i përgjigjet paralajmërimit të Vuçiqit se do të vizitojë Kosovën - tregon a do t’i japë leje

Aktuale

Albin Kurti i përgjigjet paralajmërimit të Vuçiqit se do të vizitojë Kosovën - tregon a do t’i japë leje

Më: 30 mars 2023 Në ora: 21:46
Albin Kurti gjatë intervistës në Rubikon

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur edhe për deklaratën e presidentit serb, Vuçiq, se në qershor do ta vizitojë Kosovën.

Në intervistën e tij në Rubikon, ai tha se Vuçiq nuk ka bërë kërkesë për vizitë por që nuk do të ishte e duhur që ta bënte këtë vizitë.

Megjithëse tha se nuk do t’ia japë lejen, tha se Vuçiq fillimisht duhet ta bëjë kërkesën.

“Ne nuk e kemi një kërkesë së tillë. Duke e parë gjendjen, nuk ka pse të vijë në Kosovë, ai që e ka mohuar masakrën e Reçakut. Ai që 2 vite thotë por nuk e bën kërkesën. Unë nuk do t’ia jap lejen, por ai njëherë le ta bëjë kërkesë”, tha Kurti.

Kreu i ekzekutivit, Albin Kurti, ka thënë se luftën kundër korrupsionit janë duke e vazhduar.

Kurti, tha se nga shumë zyrtarë të korruptuar tashmë kanë mbetur disa.

“Tani thuhet disa zyrtarë të korruptuar ndërsa në raportet e kaluara thuhej shumë zyrtarë të korruptuar. Pra kemi rënë nga shumë në disa – nuk e kemi bërë korrupsionin zero, e pranojë këtë. Mirëpo, paralelisht me këtë mbase duhet të përmendet edhe Transparency International, luftimi i korrupsionit ku kemi përparuar për 20 vende në dy vjet”, u shpreh Kurti.

Kurti, mes tjerash, tha se nëse pritshmëritë kanë qenë që për dy vjet të mos ketë asnjë zyrtarë të korruptuar, sipas tij pritshmëritë kanë qenë joreale.

“Më shumë jemi një rang sesa një shkallë, ne kemi trashëguar dy qeveri, në se kemi marrë qeverisjen më 2017 por më 2021 dhe e kemi marrë në një shkallë më të ulët”.

“Ne nuk i kemi ndryshuar të gjithë zyrtarët publikë, as prokurorët e gjykatësit, ka shumë punë përpara. Nuk them se korrupsioni është zero dhe nëse prisni që për dy vjet nga shumë zyrtarë të arrihet në asnjë zyrtarë atëherë pritjet janë joreale”, tha Kurti.

Kurti: Bizneset i kemi ndihmuar duke ua hequr nga qafa korrupsionin

Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se ka një dinamikë të madhe në ekonominë vendore, ndonëse shton se nuk mundet që struktura ekonomike të ndërrojë në dy vjet.

Ai ka thënë se për bizneset kanë bërë lehtësime, duke nisur  nga çmimi i ulët i energjisë elektrike për to.

“Atyre u kemi ndihmuar duke ua hequr nga qafa korrupsionin. Nuk ka biznes që nuk e konstaton një gjë të tillë”, është shprehur Kurti.

“U kemi ndihmuar dhe organizuar sa më mirë për eksportet që i bëjnë. Ua kemi lehtësuar kredimarrjen dhe eksportin dhe kemi ulur shpenzimet e kostot dhe kemi rritur produktivitetin e tyre”

Kurti ka thënë se “nga shumë zyrtarë” të korruptuar në dy vjet të qeverisë së tij tani flitet “për disa zyrtarë”.

Kurti: Është e vështirë që përnjëherë ta zvogëlojmë migrimin 

Kurti tha se është e vështirë që përnjëherë të zvogëlohet migrimi i popullsisë.

“Nuk mundemi që përnjëherë, madje as shpejtë, që migrimin ta zvogëlojmë deri në masën që punësimi të jetë më i madh se ai”, tha Kurti.

Ai theksoi se nuk i ndihmohet atyre që e kanë humbur shpresën duke iu thënë se e “kanë humbur shpresën”.

Nëse është dikush afër humbjes së shpresës se ka edhe të tillë, nuk ndihmon t’ju themi se po e humbin shpresën. Është e rëndësishme edhe ky aspekt. Në thelb të çështjes është mungesa e prodhimtarisë vendore, struktura e ekonomisë tek ne, e cila është bazuar shumë në import, konsum, në financa por jo në përpunim dhe prodhim. Dhe, vetëm tash më në fund kanë filluar të rriten eksportet dhe të hapen vendet e reja të punës”, tha ai.

Kurti: Krahasuar me të tjerët kemi bërë shumë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se kanë bërë shumë, në krahasim me të tjetër.

Ai është shprehur se duke pasur parasysh se çfarë ka ndodhur në vitet e kaluara, sipas tij, dallimi është shumë i madh”

“Unë mendoj që kemi bërë shumë, krahasuar me të tjerët, është e pakrahasueshme, por nëse duam edhe më shumë, pra nëse keni parasysh çfarë ka ndodhur në vitet e kaluara, dallimi është shumë i madh”, tha ai.

Kryeministri Kurti gjithashtu tregoi arsyen pse sipas tij qytetarët po e lëshojnë vendin.

“Unë besoj që qytetarë e lëshojnë vendin, kryesorja meqenëse nuk kemi lidhje mes diplomave të universiteteve e fakulteteve tona dhe treguat të punës. Mendoj që ky është një ndër faktorët kryesor. Njerëzit të cilët e lëshojnë Kosovën, arsye kanë që mbarojnë juridik, mbarojnë ekonomik, mirëpo është i ngopur tregu i punës për profesione, sepse asnjëherë nuk ka pasur një qeveri që krijon urën midis arsimit dhe aftësimit profesional në njërën anë dhe tregut të punës në anën tjetër”, u shpreh tutje ai.

Kurti: Heqja e TVSH-së veç e zvogëlon buxhetin – po bëjmë diçka më të madhe 

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, është shprehur se nuk ka nevojë të hiqet TVSH-ja, pasi sipas tij, qeveria po bën shumëçka tjetër që është më e madhe.

Kurti tha se në kohën kur qeveria po i mbështet pensionistët, studentët, lehonat, punëtorët e sektorit publik e privat, nuk ka nevojë të hiqet TVSH-ja, pasi sipas tij, vetëm zvogëlohet buxheti i shtetit dhe nuk krijon mirëqenie sociale siç është synuar.

“Sot, po bëjmë diçka tjetër që është edhe më e madhe, edhe më e mirë. Sa për qeverinë e VV-së, ne do t’i kishim çmimet më të ulëta, sepse do ta kishim tavanin. Ta presim Gjykatën Kushtetuese, e shpresojmë do të vazhdojë më ndryshe prej kësaj çka patëm për Këshillin Prokurorial”, është shprehur Kurti.

Tutje, Kurti foli edhe për ligjin që cakton çmimin tavan, i cili aktualisht është në Gjykatë Kushtetuese, ku tha se “nëse na ka mbetur tek çmimi tavan ta mbrojmë Kushtetutën, nga ata që dihet çka i kanë bërë kësaj më herët, atëherë lë të vazhdojmë kësi soji”.

“Reformat e shumëfishta kanë përfunduar në tryezën e Gjykatës Kushtetuese. Tash unë e kuptoj që në gjykata ne nuk bën të përzihemi, ajo është një shtyllë e pushtetit, por duhet ta kuptoni edhe frustrimin tonë që dikush që i ka fituar gati gjysmë milionë vota, e më pastaj të zvarritesh për muaj të tërë tek nëntë persona”.

Kurti: Opozita nuk po i dërgon ligjet në Kushtetuese për ta ruajtur kushtetutshmërinë 

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, vlerëson se opozita nuk po i dërgon ligjet në Gjykatën Kushtetuese për të ruajtur kushtetutshmërinë, por veç për të treguar opozitarizëm politik.

“Kam hall që reformat tona të shumë anshme e kanë gjetur një lloj sigurese që të zvarriten dhe në këtë mënyrë nuk jam i bindur që bëhen nga motivi i ruajtjes së kushtetutshmërisë sa nga një opozitarizëm politik”, tha Kurti.

Kurti, foli për çmimet e ngritura teksa për ligjin e vendosjes së çmimit tavan tha se opozita nuk po e dërgon në Kushtetuese.

“Ju folët për çmimet e ngritura, po ta kishim ligjin për tavanin e çmimeve që nuk qohet në Gjykatën Kushtetuese ashtu siç dihet, sot nuk do t’i kishim këto çmime të larta”.

“Le të jetë aspekti normativ dhe i dobisë, nëse ankohemi për çmime të larta kemi një ligj që po pret të trajtohet në Gjykatën Kushtetuese pikërisht për t’ju vënë tavanin këtyre çmimeve. Po të ishte ky ligj të fuqi pasi ka shumë ligje që opozita nuk i qon në Gjykatën Kushtetuese” u shpreh Kurti.

Kryeministri Albin Kurti, në Rubikon ka thënë se është i shqetësuar me dërgimin e ligjeve nga opozita në Gjykatën Kushtetuese.

Ai tha se në këtë gjykatë, po pret të trajtohet Ligji për çmimet tavan të produkteve bazë. Kjo, sipas tij, po ndikon në ngritjen e çmimeve të këtyre produkteve.

“Mua më vjen shumë keq që Ligji për masat e përkohshme, për kufizimin e çmimeve të produkteve bazë, është në Gjykatën Kushtetuese. LDK-ja e ka dërguar në Gjykatë këtë ligj. Dhe nëse ka diçka që aktualisht si kryeministër jam më i brengosuri në qeverisjen që e kemi, janë këto tri ligjet e mbetura në Gjykatën Kushtetuese që po zvarriten dhe për të cilët jam shumë i shqetësuar për vendimet që do të vijnë duke pasur parasysh këtë për KPK-në”, tha Kurti në këtë intervistë.

Ai tha se nuk mund ta dijë epilogun e vendimeve të GJK-së, por tha se me rastin e fundit për ligjin për KPK-në, të cilin Gjykata e rrëzoi, frikësohet se fat i njëjtë mund t’i presë edhe ligjet tjera.

“Si ta di unë që do të rrëzohet nga Gjykata Kushtetuese një ligj që e ka kaluar dy herë Komisionin e Venecias, i cili është dakorduar me SHBA-në, BE-në, Britaninë, me shoqërinë civile, dhe nuk mjafton komisioni i Venecias, por vjen e rrëzohet këtu në Gjykatën Kushtetuese”.

“Po ta kishim Ligjin për tavanin e çmimeve, që nuk çohet në Gjykatën Kushtetuese siç ndodhi, sot nuk do t’i kishim këto çmime të larta. Tash le ta vlerësojmë edhe këtë aspekt. Unë vetëm po dua të them që le të jetë aspekti normativ, por edhe ai i dobisë. Nëse ankohemi për çmime të larta, e kemi një Ligj që pret të trajtohet në Kushtetuese për t’iu vënë tavanin të gjitha këtyre produkteve bazë. Pra, po të ishte ky ligj në fuqi, sepse ka shumë ligje që opozita nuk i çon në GJK… e ka çuar në Gjykatë Kushtetuese Byronë për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, për Ligjin për çmimin tavan, për KPK-në dhe për KPK-në, ne kemi thënë se në vend se të jenë 10 prokurorë dhe tre të tjerë, të jemi katër me tre. Kjo i ka kaluar filtrat e brendshëm, por jo edhe të Gjykatës Kushtetuese. Kjo më ka shqetësuar shumë sepse kam hall që reformat tona të shumëanshme e kanë gjetur një lloj sigurese që të zvarriten, të vonohen, dhe në këtë mënyrë unë nuk jam i bindur që bëhet nga motivi për ruajtje të kushtetutshmërisë sa i nga një opozitarizmi politik”, deklaroi kryeministri Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat