Kurti në ethe për zgjedhjet në Mal të Zi, thotë se humbja e Gjukanoviq çon në zhdukjen e kombit malazez

Aktuale

Kurti në ethe për zgjedhjet në Mal të Zi, thotë se humbja e Gjukanoviq çon në zhdukjen e kombit malazez

Më: 30 mars 2023 Në ora: 23:22
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur për zgjedhjet që do të mbahen këtë të diel në Mal të Zi, për të cilat thotë se do t’i përcjellë me vëmendje dhe ethe.

Kurti thotë se është shumë i brengosur për zgjedhjet që do të mbahen në Mal të Zi, duke thënë se cilido kundërkandidat i presidentit aktual Milo Gjukanoviq fiton, atëherë do të hapet rruga për zhdukjen e kombit malazez.

“Unë them që nëse në planin kombëtar më shumë më kanë brengosur e shqetësuar këto katër ligje që kanë ngel në tryezën e Gjykatës Kushtetuese, në planin ndërkombëtar janë zgjedhjet që do të mbahen në Mal të Zi. Jam shumë i brengosur për ato zgjedhje.

E kam për shkak se nëse fiton kundër kandidatit i presidentit aktual, unë besoj që hapet rruga për zhdukjen e kombit malazez. Konkretisht fitorja në zgjedhje e çfarëdo kandidatëve në zgjedhjet e majit që do të jenë parlamentare pastaj dhe me regjistrimin e popullsisë që do të mbahet në Mal të Zi, do të shënojë fitoren e radhës së Kishës Ortodokëse Serbe në Mali të Zi dhe në këtë mënyrë  Mali i Zi do të mund të quhet si shtet Mali i Zi, ndërsa kombi malazez do të ngelet një pakicë e dominuar aty dhe nuk do të jetë i tillë çfarë e njohim”, tha Kurti në Klan Kosova.

Tutje, Kurti tha se nëse fiton ndonjë kundërkandidat i Gjukanoviqit, e që sipas tij, shpeshherë duken se janë prorus apo proserb atëherë pasojat do të jenë shumë të mëdha.

“Mua më brengos sepse ky vend është anëtar i NATO’s, dhe një fitore e tillë e inkurajon shumë Kremlinin dhe në planin strategjik rajonal, është pikërisht një fitore e tillë e Serbisë dhe Rusisë në Mal të Zi që e shkëput lidhjet territorial të Shqipërisë me Kroacinë.

Unë besoj që pasojat do të jenë shumë të mëdha dhe jam shumë i brengosur. Uroj të mos ndodh kësisoj, dhe uroj që këta kandidat që neve po nau duken prorus e proserb të mos jenë të tillë, mirëpo kemi shumë indikacione e shpeshherë edhe fakte se është ashtu.

Andaj këtë të diel, është e vërtet do t’i përcjell me shumë vëmendje dhe ethet zgjedhjet në Mal të Zi si asnjëherë më parë”, tha Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat