Djegia e veturave me targa RKS në veri, reagon ambasadori gjerman

Aktuale

Djegia e veturave me targa RKS në veri, reagon ambasadori gjerman

Më: 31 mars 2023 Në ora: 15:14
Jorn Rohde

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka dënuar aktin e djegies së disa veturave të qytetarëve të nacionalitetit serb në veri të vendit, duke i quajtur veprime të dhunshme.

Rohde përmes një statusi të rrjetit social në Twitter ka shkruar se pajtohet me reagimin e shefit të Bashkimit Evropia (BE) në Kosovë, Tomas Szunyog i cili ka dënuar këtë akt.

Sipas tij, dhuna nuk është kurrë një opsion i mirë.

Ai tha se beson se autoritetet e Kosovës do të hetojnë rastet dhe do të nxjerrin përgjegjësit para drejtësisë.

Jam plotësisht dakord. Dhuna nuk është kurrë një opsion! Kam besim të plotë se autoritetet kosovare do t’i hetojnë rastet tërësisht dhe do t’i nxjerrin përgjegjësit para drejtësisë”, ka shkuar Rohde.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat