Naim Miftari i reagon avokatit të Hashim Thaçit: Mos gënje! Thaçi e ka vendin në burg për tradhti dhe krime ndaj shqiptarëve!

Aktuale

Naim Miftari i reagon avokatit të Hashim Thaçit: Mos gënje! Thaçi e ka vendin në burg për tradhti dhe krime ndaj shqiptarëve!

Nga: N. Sh. Më: 31 mars 2023 Në ora: 15:30
Gregory Kehoe

Ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari i ka reaguar avokatit mbrojtës të Hashim Thaçit.

Avokati amerikan Gregory Kehoe, në ekipin mbrojtës të Thaçit, tha se prokurorëve do t’u jepen dy vjet kohë për të përfunduar paraqitjen e provave.

“Ky njeri sakrifikoi gjatë gjithë këtyre viteve dhe shpresojmë se ne do të jemi në gjendje ta nxjerrim atë në sallën e gjyqit dhe të tregojmë se ai ishte një njeri i ndershëm, i sinqertë dhe të sjellim lirimin e tij”, i tha ai Reuters-it.

Mirëpo, me këtë nuk po pajtohet Naim Miftari.

Ai madje i thotë avokatit se po gënjen.

Sipas Miftari avokati paguhet edhe nga milionat e korrupsionit për me gënjye.

Miftari në një postim në Facebook, shkruan se Thaçi nuk e ka vendin në burgun e Hagës por në Durbravë për tradhti dhe krime ndaj shqiptarëve.

Postimi i plotë:

Mos gënje avokat edhe pse paguhesh me miliona të Kosovës, dhe në të zezën me miliona të korrupsionit paguhesh edhe me gënjyer, e vërtet se ky njeri nuk e ka vedin në burgun e Hagës, por vendin e ka në burgun e Dubravës kah e pret gjykimin për tradhti dhe për krime ndaj shqiptarëve të Kosovës!

Këtij njeri as edhe një pulë nuk iu ka dëmtur apo u ka munguar gjatë luftës falë lidhjeve familjare që i kanë me UDB-en, edhe vet si agjent fdrancez i DGSE-së (agjent i dhendrit serb Dejear Arnaudi), ku vet ishte ishte përqarësi më i madh i luftës çlirimtare të UÇK-së, ishte njeri që mbjelli vëllavrasjen ndër luftëtarët e Kosovës dhe duke i vjedh shumicën e fondeve të luftës nga një fukara dhe azilant e vjedhës i fermerkave në Zvicer, sot është multimiliarder...!

Avokat mos na trego përralla për fëmijë ...mos bluj...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat