Mustafa i LDK-së: Për dy vitet e qeverisë Kurti, qytetarëve vetëm faturat u janë rritur

Aktuale

Mustafa i LDK-së: Për dy vitet e qeverisë Kurti, qytetarëve vetëm faturat u janë rritur

Më: 31 mars 2023 Në ora: 18:26
Besian Mustafa

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, ka komentuar dy vjet qeverisje të kryeministrit Albin Kurti, duke thënë se përgjatë këtyre dy viteve e vetmja rritje që kanë përjetuar kosovarët, ka qenë rritja e faturave.

Të vetmen rritje që kanë përjetuar kosovarët është rritja e faturave”, ka thënë Mustafa.

Ai tutje teksa ka folur për premtimet e Qeverisë për hapjen e vendeve të reja të punës, ka thënë se duhet të tregohen transparentë dhe të tregojnë edhe sa të rinj e kanë lëshuar Kosovën për shkak të mungesës së vendeve të punës.

Duhet të tregojnë edhe sa mijëra të rinj e kanë lëshuar Kosovën në mungesë të mundësive të punësimit”, ka shtuar deputeti i LDK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat