“Nuk iu dolën kalkulimet për Kurtin”, familja e veprimtarit të vrarë të LDK-së jep “lajmin e keq” për opozitarët

Aktuale

“Nuk iu dolën kalkulimet për Kurtin”, familja e veprimtarit të vrarë të LDK-së jep “lajmin e keq” për opozitarët

Nga: A.Zh Më: 31 mars 2023 Në ora: 22:24
Antony Blinken, Albin Kurti dhe Vjosa Osmani

Familja e veprimtarit të vrarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës Haki Imeri, ka ironizuar me opozitarët.

Përmes një postimi në Facebook, kjo familje ka thënë se opozitës nuk i dolën kalkulimet dhe zhurma se kryeministri Kurti ishte afër dorëheqjes, përcjell Bota sot.

Kjo familje vlerëson se më opozitën e “hutuar”, pushteti i Kurtit dhe Osmanit do të ketë jetëgjatësi.

Reagimi i plotë:

Nuk dolën parashikimet e rreme të nëntokës kriminale të kamufluar në gazetari' investiguese', që propagandonin se Albini është afër dorëheqjes.

Nuk e rrëzuan as protestat e liderit të vockël e të vetmuar të PSD-së.

Opozitës së rraskapitur ia ka humbur rrugën n'oborr Albini, nuk po u dalin kalkulimet, nuk po u rezultojnë të suksesshme zhurmat dhe mashtrimet.

Me këtë opozitë të hutuar, çakorduar e të shkëputur nga realiteti aktual - Blinkenit, Albinit dhe Vjosës, u urojmë shëndet se do të jenë në pushtet kogja gjatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat