Këshilltari i Pacollit i reagon presidentes Osmani: Kadal bre burrneshë, Albini din diçka pse po duan me të heqë

Aktuale

Këshilltari i Pacollit i reagon presidentes Osmani: Kadal bre burrneshë, Albini din diçka pse po duan me të heqë

Nga: A.Zh Më: 1 prill 2023 Në ora: 09:02
Jetlir Zyberaj dhe Behgjet Pacolli

Nga kabineti i presidentes Vjosa Osmani, kanë reaguar pas raportimeve se Gjykata Kushtetuese mund ta rrëzojë Presidenten.

Blerim Vela, shefi i kabinetit të presidentes Osmani i ka quajtur këto raportime “tentim-puç ndaj institucioneve”.

Sipas tij, pretendimet se gjoja Gjykata Kushtetuese do ta “rrëzojë” Presidenten, është synim perfid për t’i bërë presion Gjykatës dhe për të krijuar huti në publik.

“E kemi plotësisht të qartë se dezinformatat dhe propaganda që bëhet gjoja duke u thirrë “në burime brenda Gjykatës”, janë pjesë e luftës speciale të realizuar sipas skemës së përgatitur nga Beogradi dhe të realizuar përmes kriminelëve të veriut dhe sekserëve të tyre, të cilët ndodhen në listën e zezë të ShBA-ve. Çfarëdo skenari eventual për të shkaktuar kriza institucionale në Kosovë dhe për ta nxjerrë nga binarët procesin e dialogut (në veçanti për ta parandaluar zbatimin e nenit 4, të marrëveshjes), është vetëm skenar i vetë Serbisë”, ka shkruar Vela në një postim në Twitter.

Pas lajmit, ka reaguar edhe Jetlir Zyberaj, këshilltar i kreut të Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, përcjell Bota sot.

“Kadal bre burrneshë. Selbia Selbia. Pse s’po e pyet Albinin se bën vakia din ai diçka pse po duan me të heq. Më duket veç kjo ka mbet duke i besuar Albinit pa luhatje”, ka shkruar Zyberaj, në një postim në Facebook./Botasot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat