Ish-komandanti i FSK-së: Marrëveshja e vitit 2013 me KFOR-in u bë për arsye politike

Aktuale

Ish-komandanti i FSK-së: Marrëveshja e vitit 2013 me KFOR-in u bë për arsye politike

Më: 1 prill 2023 Në ora: 11:48
Kadri Kastrati

Ish-komandanti i FSK-së, Kadri Kastrati thotë se marrëveshja e vitit 2013 në mes ish-kryeministrit të atëhershëm Hashim Thaçi dhe ish-sekretarit të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen është bërë për arsye politike.

“Unë mendoj që marrëveshja që është bërë në 2013 është bërë për arsye politike dhe tash mendoj se FSK-ja apo ushtria e Kosovës ka kapacitete të mjaftueshme sepse është organizatë që është multietnike ka edhe serbë që janë aty, ka edhe të nacionaliteteve tjera dhe nuk shoh asnjë arsye që kjo të vazhdohet dhe FSK-së mos t’i lejohet që mos të jetë në çdo pjesë të territorit të Kosovës”, ka thënë Kastrati.

Ai, thotë se nëse presidentja, Vjosa Osmani në këtë rast që është komandante supreme kërkon që edhe FSK-ja të jetë në veri s’ka arsye të ndalohet një gjë e tillë.

“Nëse presidentja në këtë rast si komandante supreme dhe Qeveria kërkon që FSK-ja duhet të jetë atje, FSK-ja duhet të veprojë në çdo cep të territorit të Kosovës dhe kështu nuk ka absolutisht arsye që të ndalohet diçka e tillë”, shprehet Kastrati.

Deklaron se nuk është kundër që të ketë koordinim me KFOR-in, por pse kjo të ndalohet.

“Çdo veprim që është bërë deri më tani është bërë në koordinim me KFOR-in dhe që të jetë në koordinim unë pajtona edhe nuk është keq por jo t’i ndalohet. FSK-ja ka kapacitete të mjaftueshme për  ë kryer të gjitha detyrimet që dalin nga ligji që është miratuar në vitin 2018 dhe absolutisht nuk po shoh asnjë pengesë sa i përket kapaciteteve të saja për t’i kryer të gjitha detyrat që i ka të bazuar në ligj dhe në mision”, ka thënë ndër të tjera ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat