“U çmend prej çlirimtarëve, dje ishte në emergjencë”, Pozhari kundërpërgjigjet ashpër pas akuzave të komentuesve

Aktuale

“U çmend prej çlirimtarëve, dje ishte në emergjencë”, Pozhari kundërpërgjigjet ashpër pas akuzave të komentuesve

Nga: A.Zh Më: 4 prill 2023 Në ora: 18:58
Xhevdet Pozhari

Xhevdet Pozhari, këshilltar i ministrit të Shëndetësisë Arben Vitia, ka reaguar për komenteve kundër tij, për shkak të gjykimit të krerëve të UÇK-së në Hagë.

Në një postim në Facebook, Pozhari ka thënë se shkatërrimet, vrasjet dhe plagët në shpirt që kanë ndodhur në Gjakovë, i ka përjetuar edhe vet, përcjell Bota sot.

Ai ka akuzuar komentuesit kundër tij, se po përpiqen të mjegullojnë opinionin me propagandë të ulët.

Pozhari ka theksuar se është më i vendosur se kurrë, pasi Kosovën e përfaqëson kryeministri, që sipas tij, do të kërkojë drejtësi për vrasjet, masakrimet, e dhunimet e luftës.

Reagimi i Pozharit në Facebook:

Mos e kqyrni komentin e këtij trullanit, por të agjitatorëve të Serbisë që shkruajnë shqip më mirë se analfabetë tonë.

Po ju djegin shkrimet e mia. Flasin për "spastrim etnik" ata që dëbuan mbi 1 milion njerëz, vranë mbi 1 mijë e 400 fëmijë, dhjetëra mijëra civilë i masakruan, mijëra gra i përdhunuan.

Më komentojnë këta që nuk na i kthejnë të pagjeturit, nuk na tregojnë varrezat masive. Ata të cilët në vend që të kërkojnë falje, përpiqen ta mjegullojnë opinionin me propagandë të ulët, të paskrupullt.

Pasi që shkrimet e mia i lexoni duke i përkthyer ndoshta me "google translate", dijeni se katrahurën, shkatërrimet, vrasjet që i keni bërë në Gjakovë, i kam përjetuar vet. Plot plagë në shpirt mi keni hapur, por në vend që të dobësohemi, veç jemi forcuar. Veç jemi bërë më këmbëngulës që ta marrim atë që na ka takuar - lirinë tonë. Pavarësinë tonë.

Dhe, sa të jem gjallë do të flas për të vërtetat që i keni si kripë në sy. Sa të jem gjallë do të kërkoj drejtësi për familjarët. Varre për të vdekurit. Shpresë dhe të ardhme për brezat e ri.

Dikush luftën e bën me pushkë, dikush me laps!

Sot e kam më lehtë se dje - më përfaqëson një Kryeministër që do t'i kërkojë të gjitha këto dhe më shumë. Andaj, jam më i qetë se dje... njëkohësisht edhe më i vendosur se kurrë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat