Petrit Selimi thotë se në mars 700 serbë i kanë regjistruar veturat në RKS

Aktuale

Petrit Selimi thotë se në mars 700 serbë i kanë regjistruar veturat në RKS

Më: 5 prill 2023 Në ora: 15:23
Petrit Selimi

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Petrit Selimi, ka deklaruar se vetëm gjatë muajit mars 700 serbë të veriut të Kosovës i kanë riregjistruar veturat e tyre me targa RKS.

“Sapo mësova nga burime qeveritare se muajin e kaluar 700 serbë i kanë riregjistruar veturat e tyre me targa kosovare”, ka thënë ish-kryediplomati i Kosovës.

Selimi ka shkruar se këto 700 familje serbe duan normalitet në Kosovë por ato po sulmohen nga grupet radikale serbe.

“700 familje serbe të Kosovës duan normalitet. Disa prej tyre janë sulmuar nga radikalët”, ka thënë Selimi.

Ai ka përfunduar duke i bërë thirrje autoriteteve kosovare që të zgjasin afatet për regjistrimin e automjeteve me targa “RKS” pasi sipas tij kjo është i nevojshëm që dhe qytetarët tjerë t’i riregjistrojnë veturat me targa të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat