Basha: Deputetët e Listës Serbe erdhën i morën mëditjet sa për mos ta humbur mandatin

Aktuale

Basha: Deputetët e Listës Serbe erdhën i morën mëditjet sa për mos ta humbur mandatin

Më: 6 prill 2023 Në ora: 11:31
Dimal Basha

Deputeti i VV-së, Dimal Basha, ka bërë të ditur se deputetët e Listës Serbe sot veç janë nënshkruar për mëditje në kuvend dhe kanë dalë nga seanca.

Sipas Bashës, këtë veprim deputetët e Listës Serbe e kanë bërë veç për t’i  ikur mundësisë për ta humbur mandatin.

“Ata do të ishte e rëndësishme të qëndrojnë këtu për ta dëgjuar gjendjen e vështirë në veri që është duke ndodhur, djegien e veturave, rrahjen dhe torturat e qytetarëve serbë që duan të jenë pjesë e zgjedhjeve legale në Kosovë. Linçimin ndaj qytetarëve që refuzojnë t’i nënshtrohen dhunës dhe monopolit politik të asaj zone”, është shprehur Basha.

Tutje, ai tha se Qeveria e Kosovës e mbron qytetarin serb ë veri të vendit, më shumë sesa përfaqësuesit e Listës Serbe, që sipas tij, marrin pagë nga Kosova e i shërbejnë Radoiçiqit e Vuçiqit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat