Avokati: Prokuroria dhe Policia dështuan në ofrimin e provave në rastin e Donjeta Pajazitaj

Aktuale

Avokati: Prokuroria dhe Policia dështuan në ofrimin e provave në rastin e Donjeta Pajazitaj

Më: 6 prill 2023 Në ora: 18:17
Donjeta Pajazitaj

Anton Ndrecaj nga organizata “Clard” në lidhje me lirimin nga aktakuza të dyshuarin Naser Pajazitaj, ka thënë se ky është edhe një shembull se sa të brishtë dhe të çrregullt e kemi sistemin e drejtësisë.

“Prokuroria ka dështuar që të ofrojë prova bindëse për të ardhur deri te një dënim maksimal, mbi bazën e  kësaj po supozoj që Supremja në mungesë të fakteve nuk ka mundur të dënojë personin në fjalë”, tha Ndrecaj.

Sipas tij Prokuroria dhe Policia kanë dështuar që të ofrojnë prova për rastin e Donjeta Pajazitajt.

Ndrecaj tha se ky rast mund të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese, nëse familja vendos për një gjë të tillë.

“Në këtë rast i gjithë sistemi nuk kanë arritur të argumentojnë se personi në fjalë ka kryer krimin”, tha ai.

Ai ka thënë që urgjent duhet të gjendet personi që ka kryer veprën në fjalë. “Ky rast i ka vënë njollë të zezë sistemit të drejtësisë”, tha ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat