Safet Gërxhaliu: Shkelje flagrante në procesin e zgjedhjes së guvernatorit, të ndërhyjë presidentja

Aktuale

Safet Gërxhaliu: Shkelje flagrante në procesin e zgjedhjes së guvernatorit, të ndërhyjë presidentja

Më: 8 prill 2023 Në ora: 10:23
Safet Gërxhaliu

Ish-kryetari i OEK-ut, Safet Gërxhaliu tha se në Komisionin parlamentar për Buxhet, Punë dhe Transfere u dëshmua dhe u konstatua qartë edhe nga pozita dhe opozita për shkelje flagrante, tendencioze, politike dhe jo profesionale, në procesin e zgjedhjes së Guvernatorit të BQK-së.

Sipas tij, deputetët e Kuvendit të Kosovës gjatë mbledhjes së djeshme e potencuan shkeljen e nenit 41 të Ligjit për BQK-në të cilin thuhet saktësisht.

“Nëse Bordi i Bankës Qendrore ka arsye të mjaftueshme të besojë se Guvernatori ka dështuar të veprojë sipas kërkesave në bazë të arsyeve të referuara në paragrafin 1. ose paragrafin 2. të këtij neni, Bordi i Bankës Qendrore do të emërojë një panel të përbërë nga një kryesues i cili mban apo ka mbajtur post të lartë gjyqësor, dhe jo më pak se dy (2) persona të tjerë, njëri prej të cilëve do të ketë ekspertizë në punët bankare apo financiare, të cilët do të hetojnë mbi çështjen dhe do t’i raportojnë Bordit të Bankës Qendrore me një rekomandim”.

Ai shtoi se është momenti i fundit që Presidentja e Kosovës, në bazë të kompetencave të saj ligjore dhe kushtetuese të ndërhyjë në këtë proces të rëndësishëm i cili është, degraduar, politizuar dhe kriminalizuar nga qëllime tendencioze.

“Bota është para sfidave financiare dhe bankare e në Kosovë eksperimentohet me BQK-në, e cila menaxhon hiq më pak se rreth 10 miliardë Euro”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat