Haki Abazi publikon një letër të ambasadës britanike për Mimoza Kusari kur ishte ministre e Thaçit

Aktuale

Haki Abazi publikon një letër të ambasadës britanike për Mimoza Kusari kur ishte ministre e Thaçit

Më: 8 prill 2023 Në ora: 16:14
Haki Abazi dhe Mimoza Kusari-Lila

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, i cili kohëve të fundit ka qenë mjaft i acaruar me këtë parti, por nuk është larguar nga e njëjta, ka bërë një shkrim duke sulmuar shefen e këtij grupi parlamentar, Mimoza Kusari-Lila.

Abazi ka publikuar një letër të nisur nga Ambasada Britanike në vitin 2011 për qeverinë e atëhershmë, kur ministre e Tregtisë dhe Industrisë ishte Mimoza Kusari – Lila.

“Korrupcioni ka emrin dhe mbiemrin! Grupi parlamentar i LVV udhëhiqet nga impenjues, konsumues dhe përfitues të veprave korruptive dhe keqpërdorimi i pozitave zyrtare.” – ka shkruar ai.

Në fund, Abazi ka thënë si vijon: “As Krejt as Drejt por në vazhdimësi dhe bashkëveprim”.

Ndërkohë, në letër bëhet fjalë për një tender të hapur nga LIMAK, pa u përfunduar kontrata me kompaninë që furnizonte me karburant aeroportin e Prishtinës, “AIR BP”.

“Sidoqoftë, ishim të befasuar kur pamë që LIMAK veç se ka shpallur fituesin e tenderit të tyre për furnizim me karburant për Aeroportin e Prishtinës. Britishin Petrolum vazhdon të besojë se asnjë tender nuk duhej të ishte hapur për shkak se LIMAK ligjërisht nuk kanë qenë të autorizuar për të përfunduar kontratën ekzistuese të ANP-së me AIR BP. Shpresoj se Qeveria mund ta shqyrtojë këtë duke pasur parasysh faktin se kontrata e BP-së nuk u ricaktua kur LIMAK mori përsipër operimin e aeroportit sipas marrëveshjeve PPP.” – thuhet mes tjerash në letër.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat