​Komandanti i KFOR-it viziton monitoruesit në Gjilan

Aktuale

​Komandanti i KFOR-it viziton monitoruesit në Gjilan

Më: 8 prill 2023 Në ora: 17:04
KFOR-i

Komandanti i misionit të KFOR-it, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia, vizitoi Komandën Rajonale-Ushtarët Lindor të ekipit turk monitorues të ndërlidhjes (LMT) në Gjilan.

Gjenerali Ristuccia u njoftua mbi aktivitetet e vazhdueshme dhe diskutoi me ta situatën e përgjithshme në zonë.

“LMT-të e KFOR-it janë burimi kryesor i informimit për situatën në terren, duke lejuar KFOR-in të kuptojë më mirë situatën dhe të përqendrojë përpjekjet e tyre.

Këto ekipe janë mjete themelore për krijimin dhe mbajtjen e lidhjeve të përhershme dhe besimin mes KFOR-it dhe autoriteteve lokale, udhëheqësve dhe organizatave ndërkombëtare në nivel komunal”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat