Sadiku: Nëse shtyhen zgjedhjet në veri, i bie që Kosova po dorëzohet para shantazhit

Aktuale

Sadiku: Nëse shtyhen zgjedhjet në veri, i bie që Kosova po dorëzohet para shantazhit

Më: 12 prill 2023 Në ora: 22:48
Skender Sadiku

Zëvendëskryesuesi i Kuvendit Komunal në Mitrovicën e Veriut, Skender Sadiku, tha se me shtyrjen e zgjedhjeve në 4 komunat veriore, i bie që Kosova po dorëzohet para shantazheve.

Duke folur për zgjedhjet në veri të cilat janë caktuar të mbahen më 23 prill, Sadiku vlerësoi se me mbajtjen e zgjedhjeve do të ofrohet më shumë mundësia për normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

“Nëse mbahen zgjedhjet do t’i ofrohemi më shumë normalizimit. E nëse nuk do të mbahen zgjedhjet i bie që jemi dorëzuar para shantazhit. Prandaj them që “nuk kris kiameti nëse nuk mbahen zgjedhjet”. Unë po i lutëm Zotit që të mbahen zgjedhjet dhe nëse ka ndonjë viktimë, të jem unë ajo viktimë. Nëse unë dua të shkoj të votoj, mirëpo “dalin dhe ma thyejnë kokën, unë prapë mbes i keqi, e serbi i mirë”. Unë kam takime në baza ditore me qytetarët serb. Kjo shtyrje më tepër do të krijojë problem se sa zgjidhje”, deklaroi Sadiku në emisionin “Këndi i Debatit”.

Po ashtu, Sadiku dha edhe një koment për partinë më të madhe të komunitetit serb në Kosovë, Listën Serbe.

“Lista Serbe pa bërë emër e reklamë, Departamenti Amerikan ka filluar me i “kreh”, deklaroi Sadiku.

Ndërkaq, i pyetur se cili do ishte qëndrimi i tij për zbatimin e marrëveshjes për targa, Sadiku tha se pa dyshim do i bindej kërkesës së ShBA-së për shtyrje të vendimit.

“Sikur të isha pyetur unë, nëse do më kërkonin amerikanët ta shtyjë vendimin për 10 muaj, un do e kisha shtyrë 12 muaj”, shtoi më tej Sadiku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat