Çitaku reagon për vrasjen në Pejë: Me vra gra duhet të jetë edhe kulturalisht e papranueshme

Aktuale

Çitaku reagon për vrasjen në Pejë: Me vra gra duhet të jetë edhe kulturalisht e papranueshme

Më: 15 prill 2023 Në ora: 11:23
Vlora Çitaku

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku ka reaguar lidhur me vrasjen në Pejë, ku dyshohet se i biri ka vrarë nënën e tij.

Çitaku ka thënë se është “dhimbje pafund” fakti që gratë në vend po vrahen dhe se kjo duhet të jetë dhe kulturalisht e papranueshme.

“Dhimbje padund për jetët e që po shuhen dhunëshëm çdo ditë”, ka shkruar nënkryetarja e PDK-së.

Ajo ka thënë tutje se duhet të ndërmerren hapa të menjëhershëm për ta ndalur këtë fenomen si institucione dhe shoqëri.

“Si Institucione e sidomos si shoqëri duhet të ndërrmarrim hapa të menjëhershëm për ta ndalur këtë fenomen tmerrues.  Me vra gra, me ushtru dhunë duhet të jetë jo vetëm ligjërisht e dënueshme, por edhe kulturalisht a papranueshme”, ka theksuar Çitaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat