Berisha për ministrin e Kurtit: Heziton të tregojë që është egjiptian, nuk figuron askund në faqen e tij

Aktuale

Berisha për ministrin e Kurtit: Heziton të tregojë që është egjiptian, nuk figuron askund në faqen e tij

Më: 18 prill 2023 Në ora: 00:03
Veton Berisha

Veton Berisha ka thënë se përfaqësimi i minoriteteve në institucionet në Kosovë është i kënaqshëm dhe premton shumë.

Ai ka thënë se në qeverinë e fundit, komunitetit egjiptian të cili i takon edhe ai, i është besuar një ministri me shumë përgjegjësi, sikur ajo e Administrimit të Pushtetit Lokal.

Gjithsesi ai tha në T7 se shpesh ministri në fjalë, Elbert Krasniqi, heziton të tregojë përkatësinë e tij etnike.

“Shpeshherë heziton të tregoj që është egjiptian. Nëse e shikoni në faqen zyrtare, nuk figuron askund”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat