Hoti: Heqja e vizave është lajm i mirë sepse u punua për shumë vite që qytetarët të lëvizin lirshëm

Aktuale

Hoti: Heqja e vizave është lajm i mirë sepse u punua për shumë vite që qytetarët të lëvizin lirshëm

Më: 18 prill 2023 Në ora: 15:24
Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka uruar qytetarët e vendit për liberalizimin e vizave.

Hoti, përmes një postimi në Facebook, tha se për këtë ditë u punua shumë për vite me radhë dhe, sipas tij, padrejtësisht u zvarrit nga kauzat e brendshme dhe vullneti i disa vendeve të Bashkimit Evropian.

“Në Parlamentin Evropian sot është votuar pro heqjes së vizave për Kosovën.

Heqja e vizave është lajm i mirë sepse është punuar për shumë vite që qytetarët të lëvizin lirshëm dhe padrejtësisht u zvarrit nga bllokadat e kauzat e brendshme dhe nga vullneti i disa vendeve të BE-së.

Kjo ditë është historike për qytetarët e Republikës së Kosovës. Urime!”,
ka shkruar Hoti në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat