KPK reagon ndaj deputetëve të Vetëvendosjes që mbrojtën Nagip Krasniqin

Aktuale

KPK reagon ndaj deputetëve të Vetëvendosjes që mbrojtën Nagip Krasniqin

Më: 20 prill 2023 Në ora: 11:06
Pallati i Drejtësisë

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), përmes një komunikate për media, ka kundërshtuar fuqishëm dhe ka shprehur indinjatën e thellë ndaj deklaratave të deputetëve dhe përfaqësuesve të lartë të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët, sipas tyre, kanë përdorur gjuhë të papranueshme dhe tendencioze lidhur me punën e kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), Blerim Isufaj.

Pas arrestimit të drejtorit të Korporatës së Energjisë së Kosovës (KEK), Nagip Krasniqi, nën dyshimin për veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Ushtrimi i ndikimit” dhe “Konflikti i interesit”, deputetët Halil Thaçi,Arbër Rexhaje Adnan Rrustemi, në deklarimet publike i dolën ën mbrojtje drejtorit të arrestuar të KEK-ut.

Mirëpo, KPK-ja konstaton se disa zyrtarë të lartë shtetërorë po tentojnë të ndikojnë sistematikisht në punët e sistemit prokurorial dhe po përçojnë mesazhe tendencioze politike, sikurse thonë se që kanë bërë edhe kësaj radhe, duke përdorur gjuhë denigruese kundër personalitetit të Blerim Isufajt, kandidatit për kryeprokuror të shtetit.

Për KPK-në kjo gjuhë është në kundërshtim me të gjitha normat etike, ligjore dhe kushtetuese.

“Këshilli Prokurorial vlerëson se, deklaratat e tilla, siç ishte ishin ato të djeshmet, janë në kundërshtim të plotë me ndarjen e pushteteve dhe përbëjnë ndërhyrje flagrante dhe të drejtpërdrejtë në punën e gjyqësorit, përkatësisht të institucionit të Prokurorit të Shtetit, ngaqë puna dhe angazhimi i të gjithave, përfshirë edhe PSRK-në , burojnë nga Kushtetuta dhe ligjet e vendit, e jo nga vullnetet politike, grupet e interesit dhe individët e caktuar”, thuhet në komunikatë.

Me këtë rast, Këshilli Prokurorial i Kosovës, thekson se qëndron plotësisht prapa punës së mirëfilltë dhe shumë profesionale të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës dhe prapa punës dhe angazhimit të prokurorëve të PSRK-së dhe në asnjë rast nuk do të tolerojë denigrimet dhe atakimet qëllimkëqija ndaj angazhimeve dhe përkushtimit të bartësve të sistemit prokurorial.

Në përmbyllje të reagimit, KPK-ja ia risjellë në vëmendje kujtdo që tenton të cenojë punën e kësaj prokurorie dhe Kryeprokurorit Blerim Isufaj, si dhe përgjithësisht punën e institucionit të Prokurorit të Shtetit se, pushteti gjyqësor dhe prokurorial është i veçantë, me institucione kushtetuese, të pavarura dhe të paanshme, të cilat kryejnë detyrën e tyre në përputhje me mandatin kushtetues dhe ligjor, duke u bazuar gjithnjë në prova dhe fakte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat