“Thoshin “po don me e rrëzu veten”/ Pozhari-opozitës: Keni ngelur të shashtisur, kjo është koha e Albin Kurtit!

Aktuale

“Thoshin “po don me e rrëzu veten”/ Pozhari-opozitës: Keni ngelur të shashtisur, kjo është koha e Albin Kurtit!

Nga: A.SH Më: 24 prill 2023 Në ora: 23:23
Albin Kurti, Xhevdet Pozhari

Analisti Xhevdet Pozhari ka reaguar ndaj të gjithë atyre që shumë prej të arrituave këto javë për Kosovën, i konsideronin të parealizueshme.

Madje ai thotë se disa i quajtën edhe aventura të çmendura.

“Sot kanë ngelur të shashtisur ngaqë e kanë kuptuar se për një kohë shumë të gjatë do të jenë në opozitë. Se kjo është koha e Albin Kurtit, njeriut që realizoi edhe atë që kundërshtarët e tij e konsideronin të pamundur! Në heshtje, pa shumë zhurmë”, shkruan ai.

Postimi në Facebook:

● Nuk lejuan me u mbajt zgjedhjet e Serbisë në veri;

● Nuk e lejuan referendumin e Serbisë në veri;

● Ua vendosën stickersat si reciprocitet dhe më pas i detyruan t'i kthejnë targat në RKS;

● Zgjedhjet në veri i organizuan pa e përfillur shantazhin e Listës Srpska për bojkot, në aleancë të plotë me miqtë ndërkombëtarë;

● Bën hapin më të rëndësishëm për anëtarësim në Këshillin e Evropës;

● E pritën lajmin për liberalizimin e vizave, si diçka normale, pa shampanja...

Krejt këto i bënë derisa kundërshtarët i konsideronin si të parealizueshme. Madje, disa i quajtën edhe aventura të çmendura, shkuan aq larg sa i shpallën si pretekste për destabilizim.

Për krejt këto, ia huqën keq.

Thoshin "po don me e rrëzu veten". Zgjedhjet do të mbahen në vjeshtën e vitit të kaluar. Më pas thanë se Qeveria rrëzohet në mars. Sot kanë ngelur të shashtisur ngaqë e kanë kuptuar se për një kohë shumë të gjatë do të jenë në opozitë. Se kjo është koha e Albin Kurtit, njeriut që realizoi edhe atë që kundërshtarët e tij e konsideronin të pamundur! Në heshtje, pa shumë zhurmë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat