Ekipi menaxhues për Asociacionin s’i përgjigjet Qeverisë, reagon ashpër Krasniqi: Shkarkoni, ma m*t nuk bahet!

Aktuale

Ekipi menaxhues për Asociacionin s’i përgjigjet Qeverisë, reagon ashpër Krasniqi: Shkarkoni, ma m*t nuk bahet!

Më: 27 prill 2023 Në ora: 16:30
Analisti Milazim Krasniqi

Analisti Milazim Krasniqi është shprehur i befasuar se si Ekipi menaxhues për hartimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe nuk po i përgjgijet ftesave të qeverisë për takim.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se qeveria duhet ta shkarkon këtë ekip.

Sipas tij, edhe nëse shkarkohet ky ekip situata nuk përkeqesohet më shumë.

“‘Kurti për draft-statutin e Asociacionit: Ekipi menaxhues nuk i është përgjigjur ministrit Krasniqi’ (lajmi. net, 27 prill 2023) Koment: Mos u ligni kaq fort, bre! Shkarkojeni, more! Qysh thonë që ka thënë Shaban Polluzha në një rast: ‘kurrgja ma m.t nuk bahet.’”, ka shkruar ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat