Abdixhiku: Biden i kërkoi Serbisë njohjen në ditën e pavarësisë së tyre - tash na ramë në grackë

Aktuale

Abdixhiku: Biden i kërkoi Serbisë njohjen në ditën e pavarësisë së tyre - tash na ramë në grackë

Më: 27 prill 2023 Në ora: 23:41
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se Serbia ka provuar të destabilizojë Kosovën, ndërsa shtoi se qeveria ra në grackë të tyre.

Abdixhiku përmend letrën e presidentit amerikan Joe Biden që ia dërgoi Serbisë në ditën e pavarësisë së tyre.

“Kemi një president në SHBA që i kërkoi njohjen e Kosovës Serbisë në ditën e pavarësisë së tyre. Kemi pasur një momentum të mirë”, tha ai në emisionin DPT te Fidani në T7.

“Ne ramë në kurthin e tyre në momentin kur na provokuan. Nuk u desht tani të biejmë në këto lojëra, pasi e vërteta ishte në anën tonë. Nuk po them se Serbia nuk është destabilizuese, dihet që ata janë. Por Qeveria jonë, duke mos u koordinuar me amerikanët humbi shumë dhe tani i dha mundësi Serbisë që të kthehet në Kosovë”, shtoi ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat