Vitin e kaluar planifikoi dhe iu shty, Bulliqi sivjet realizon vizitën drejt SHBA-së

Aktuale

Vitin e kaluar planifikoi dhe iu shty, Bulliqi sivjet realizon vizitën drejt SHBA-së

Më: 29 prill 2023 Në ora: 16:19
Shpejtim Bulliqi

Sot kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka njoftuar se është nisur drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Bulliqit, më herët kur kishte planifikuar të udhëtonte për në SHBA, i ishte shtyrë vizita.

“Jemi rrugës për në SHBA për të zhvilluar takime me përfaqësuesit institucional të IOWA-s dhe takime të tjera që janë planifikuar nga MAPL”, ka shkruar Bulliqi, derisa ka ndarë një fotografi nga aeroplani në profilin e tij në Facebook.

Vitin e kaluar raportohej se SHBA ka shtyrë vizitat e disa zyrtarëve që vinin nga Vetëvendosje për shkak të “zhgënjimit” me qeverisjen.

Atëherë, Bulliqi pati deklaruar se vizita e tij ishte shtyrë me kërkesë të tij.

“Aktualisht jemi në vizitë zyrtare në Austri, jemi duke marrë pjesë në një kuorum të bizneseve dhe unë nuk mund të kthehem në Kosovë dhe kam kërkuar që ky takim të shtyhet”, pati thënë Bulliqi për mediat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat