“Boll mo”/ Pozhari: Fashisti po harron një detaj të rëndësishëm, tash përfaqësohemi nga Albin Kurti

Aktuale

“Boll mo”/ Pozhari: Fashisti po harron një detaj të rëndësishëm, tash përfaqësohemi nga Albin Kurti

Nga: A.SH Më: 2 maj 2023 Në ora: 23:12
Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas takimi me presidentin serb, e ka quajtur të papranueshëm dhe në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës draft-statutin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe të propozuar nga pala serbe.

Analisti Xhevdet Pozhari ka thënë se Vuçiq po harron nuk e ka përballë Hashin Thaçin dhe Isa Mustafën, por Albin Kurtin.

Postimi në Facebook:

Vuçiqi paska thënë se Kosova refuzoi draft-statutin e Asociacionit, ose do të pranohet ajo që është rënë dakord në vitin 2013 dhe 2015, ose është fundi i çdo gjëje.

Fashisti po harron një detaj të rëndësishëm! Nuk është përballë Hashim Thaçit dhe Isa Mustafës.

Tash përfaqësohemi nga Albin Kurti.

Nuk është fundi, por fillimi i ri ku koncesionet ndaj Serbisë kanë mbetur në të kaluarën.

Boll mo!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat