Pozhari: Mos e nal fshesën, Albin! Pastroje Kosovën nga plehu që e bënë të tjerët

Aktuale

Pozhari: Mos e nal fshesën, Albin! Pastroje Kosovën nga plehu që e bënë të tjerët

Më: 4 maj 2023 Në ora: 20:17
Xhevdet Pozhari

Analisti Xhevdet Pozhari, ka komentuar rastin e shkarkimit të Ekipit Menaxhes.

"Disa kritikë thanë se shkarkimi i Ekipit Menaxhues është veç farsë e Qeverisë. Në fakt, janë në gjendje të thonë gjithçka veç që mos të duket pisllëku që e kanë lënë ata të mëparshmit dhe vendosmëria e Albin Kurtit për ta pastruar plehun", ka theksuar ai.

Sipas tij, ata të mëparshmit ngarko. Kurti shkarko!

"BE-ja po thotë se kjo përbën shkelje të marrëveshjeve të Brukselit. Ndoshta është. Ndoshta edhe nuk është. Sa e sa herë i ka shkelur Serbia marrëveshjet, zani nuk ju ka dëgju!

Mos e nal fshesën, Albin! Pastroje Kosovën nga plehu që e bënë të tjerët, ka shtuar Pozhari më tej.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat