“Mbi 100 mijë qytetarë e braktisën vendin” – Kadrijaj: S’e di kush do të mbetet në Kosovë

Aktuale

“Mbi 100 mijë qytetarë e braktisën vendin” – Kadrijaj: S’e di kush do të mbetet në Kosovë

Më: 11 maj 2023 Në ora: 00:26
Time Kadrijaj

Deputetja e AAK-së Time Kadrijaj ka deklaruar se mbi 100 mijë qytetarë e kanë braktisur Kosovën.

Një trend i tillë sipas saj është duke ndodhur edhe në sektorin e shëndetësisë, përkatësisht në Spitalet rajonale, ku siç thotë Kadrijaj braktisja e vendit të punës nga ta po ndodhë për shkak të arrogancës së madhe të drejtorëve.

“Sipas disa statistikave dhe raportimeve mbi 100 mijë qytetarë e kanë braktisur Kosovën.  Ky është një trend i keq sepse nëse vazhdon si i tillë, nuk e di se kush do të mbetet në Kosovë. S’janë duke ikur vetëm të rinjt, por edhe mosha e mesme e profesionistët.

Mjekët po e lën punën e po shkojnë në privat për shkak arrogancës së drejtorëve në QKUK, për shkak të mosbashkëpunimit e klimës kolegiale. Është shqetësuese.”, u shpreh Kadrijaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat