Vitia viziton në QKUK nxënësit e lënduar në Vragoli

Aktuale

Vitia viziton në QKUK nxënësit e lënduar në Vragoli

Më: 13 maj 2023 Në ora: 20:23
Arben Vitia

Ministria i Shëndetësisë, Arben Vitia ishte në vizitë në QKUK, ku janë trajtuar nxënësit e shkollës së mesme teknike “Presheva”, të cilët janë përfshirë në një aksident trafiku në Vragoli.

Kështu ka bërë të ditur Ardita Sinani, këshilltare e kryeministrit Albin Kurti për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.

“Ministri i Shëndetësisë së Republikës së Kosovës, z. Arben Vitia, ishte në vizitë në QKUK ku po trajtohen nxënësit e shkollës së mesme teknike “Presheva”. Ai na informoi se përveç njërës nga nxënëset e cila ka lëndime të lehta trupore e cila ka marrë ndihmën e menjëhershme, të gjithë të tjerët kanë kaluar pa lëndime. Po ashtu njërës nga nxënëset i është bërë CT skenim për rast sigurie”, ka shkruar ajo.

Drejtori i Emergjencës, Naser Syla, tha për teve1.info tha se gjendja e tyre është stabile dhe të gjithë janë lëshuar për në shtëpi.

“ Janë sjellur 13 persona prej aksidentit ku 7 prej tyre janë nxënës. Të gjithë e kanë marrë trajtimin dhe gjithë janë lëshuar në shtëpi pasi s’kanë pasur lëndime të rënda”, tha Syla.

Ndërsa, nga kompania “Graniti trans” i kanë bërë apel prindërve që të mos të shqetësohen pasi nxënësit janë mirë dhe duke u kthyer në shtëpi.

Ndryshe, rreth 30 persona janë lënduar në një aksident që ka ndodhur në rrugën Prishtinë – Pejë, konkretisht në fshatin Vragoli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat