Punëtorët privat në institucionet shtetërore paralajmërojnë lëshim kolektiv të punës

Aktuale

Punëtorët privat në institucionet shtetërore paralajmërojnë lëshim kolektiv të punës

Më: 16 maj 2023 Në ora: 14:25
Jusuf Azemi

Punonjësit e privatizuar të shërbimeve të mirëmbajtjes të cilët punojnë në institucione publike si UP, spitale, QMF e institucione komunale, kanë paralajmëruar se do ta lëshojnë punën në mënyrë kolektive.

Përmes një njoftimi në Facebook, kryetari i Sindikatës së punëtorëve privat, Jusuf Azemi, ka thënë se këta punonjës janë të keqtrajtuar, me paga të ulëta dhe të nënçmuar, për çka ka paralajmëruar edhe lëshime masive të punës nga ta.

“Kërkojmë nga ju që të kryeni takime me anëtarësinë e juaj dhe të merrni propozimet e tyre, që nga java e ardhme të mirët vendimi për fillimin e protestave dhe grevave pasi që organet kompetente nuk janë duke i marr seriozisht kërkesat tona ,dhe ne jemi në gjendje të rëndë me paga mizeri, dhe kushte tejet nënçmuese , të bisedohet edhe për lëshuarje masive të punës , pasi që tani kemi oferta më të mira të punës.

Në fund të javës së ardhme do të mbahet takimi i radhës ku do të mirët vendim përfundimtar për veprimet e lartshënuara , s’punojmë më me 250 eu dhe të nënçmuar”, ka shkruar Azemi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat