Haxhiu: Nëse s’plotësohen kushtet për mjekët, pas disa viteve klinika të caktuara mund të mbyllen

Aktuale

Haxhiu: Nëse s’plotësohen kushtet për mjekët, pas disa viteve klinika të caktuara mund të mbyllen

Më: 16 maj 2023 Në ora: 19:34
Bekim Haxhiu

Deputeti dhe anëtari i Komisionit për Shëndetësi nga PDK, Bekim Haxhiu ka thënë se me largimin e mjekëve që ka ndodhur nga Kosova, rrezikohet mbyllja e disa klinikave.

Ai ka thënë se nëse nuk përmirësohen kushtet për profesionist shëndetësor, pas 1 janarit të vitit të ardhshëm, kur hynë në fuqi liberalizimi i vizave kjo gjendje mund të përkeqësohet.

“Nëse nuk përmirësohen kushtet e tyre të punës, nuk përmirësohet pagat, frikësohem shumë që pas 1 janarit 2024, kur bëhet liberalizimi i vizave, kur mjekët do të kenë mundësi të shkojnë vetë dhe të krijojnë kontakte, por jo vetëm ata po edhe profesionistët tjerë shëndetësor mund të jemi në situatë që pas disa viteve klinika të caktuar mund të mbyllen, dhe për shërbime të ndryshme të mos kemi fare specialist as në sektrotin publik e as privat”, ka thënë ai.

Haxhiu shprehet se kjo nuk duhet lejuar dhe se duhet bërë një strategji të gjithë së bashku, që sipas tij, kësaj Qeverie i ka munguar strategjia për shëndetësinë.

“Kjo nuk guxon me na ndodhë. Kam paralajmëruar MSH, dhe i bëjë thirrje që të ulemi të gjithë së bashku të ulemi dhe të bëjë një strategji. Kjo Qeveri s’ka strategji për shëndetësinë dhe si mund të presësh rezultate kur ti nuk ke prioritete, vizion e cilat janë problemet”, ka thënë Haxhiu.

Ai thotë se shqetësimet e ngritura nga anëtarët e Komisionit jo vetëm të opozitës po injorohen nga ministria dhe qeveria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat